Nuk respektohet karantina/ Të infektuarit pa shenja në rrugë, kafene, lokale nate, por shkojnë edhe në punë

Ndonëse shifrat e te infektuarve me Covid 19 ne vendin tone po rriten me ritme te shpejta, shumica e tyre nuk respektojnë karantinën duke riskuar te tjerët.

Advertisements

Aktualisht numërohen 10 186 raste pozitive aktive, nga te cilët 338 janë ne spitale. Por ndërkohe pjesa tjetër, ata te cilët nuk kane shfaqur klinike i gjen neper lokale apo rrugëve. Ne shtëpi qëndrojnë vetëm ata qe nuk kane fuqi te dalin ndërsa te rinjtë qe nuk shfaqin simptoma i gjen neper klabe.

Pranë operatorit te kujdesit shëndetësor ka me qindra telefonat te qytetarëve te shqetësuar pasin kane pare komshinjtë e tyre me Covid te ulur neper baret e lagjeve.

Advertisements

Ermelinda Murati: Na kane telefonuar qytetaret apo mësuesit e shkollave ku nxenesi pozitiv nuk shkon ne klase po rri neper kangjella te shkollës.

Ndërkohe polica, e cila me shume është fokusuar te ndëshkoje me gjobe ata te cilët nuk vendosin maskën ne rruge ka harruar te kontrolloje pikërisht këta te cilët po ndikojnë për te rritur përhapjen e virusit ndonëse u shkon çdo dita lista me emrat e personave pozitiv me covid.

Nga ana tjetër, nga ata te cilët shkojnë ne pune e nuk tregojnë qe tamponi u ka rezultuar pozitiv nga frika se punedhenesi nuk do ti paguaje ose ia llogarit ditët e qëndrimit te karantinës si leje vjetore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia sërish me shifra rekord! 2917 të infektuar me covid dhe 29 viktima
Artikulli tjetërDebat i fortë në “Për’Puthen”/ Djemtë revoltohen: T’i pres flokët të lë pa flokë… Ik ore palaço…