Nuk ndalen infektimet në Itali/ Mbi 32 mijë raste të reja dhe 731 humbje jete

Sërish regjistrohen shifra të larta infektimesh dhe humbje jetësh si pasojë e Covid-19 në Itali.

Advertisements

Në 24 orët e fundit janë shënuar 32.191 raste të reja infektimi në Itali.

Për fat të keq 731 persona nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Advertisements

Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona. Zona e kuqe e cila është vatra me e rrezikshme aktive aktualisht, zona portokalli e cila është dhe zona e mesme dhe zona e verdhë e cila konsiderohet me numrin më të ulët të infektimeve.

Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria italiane duket sikur virusi nuk ndalet dhe numri i infektimeve në vend mbetet i lartë.

Numri i personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë ka shkuar bë 457798.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, ndjekur nga Veneto e Campania.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShumë shpejt mund të jetë një ndër artistet më të paguara, Rita Ora ka një pasuri marramendëse (FOTO)
Artikulli tjetër‘Fillimisht ishte Babale, tani Bellanica’/ Rrjeti shpërthen në meme, akuzat ndaj Bashës s’i marrin seriozisht në rrjet, ironia ndaj PS-së