Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Kina konsiderohet si origjina e shpërthimit të pandemisë globale, COCIVD-19.
Advertisements
Por, ekspertët e vendit aziatik e kanë mohuar gjithmonë këtë gjë, madje kanë ndaluar mjekët e Wuhanit, qytetit ku nisi kriza, që të flasin për fazat e para të sëmundjes.
Qeveria kineze pretendon se virusi ekzistonte jashtë kufijve të Kinës përpara se të raportoheshin rastet e para në këtë vend dhe disa media tashmë thonë se koronavirusi hyri në Kinë nga ushqimet e ngrira të importuara.“Koronavirusi nuk nisi në Wuhan, por, sipas ekspertëve, mund të ketë ardhur në Wuhan nëpërmjet ushqimeve të ngrira”, shkruan gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në pushtet.
Advertisements
Sipas ekspertit Zeng Guang, “ka shumë mundësi që virusi të ketë ekzistuar në disa vende të tjera përpara se të vihej re në Wuhan”.
Ditët e fundit, Kina ka intensifikuar kontrollet e ushqimeve të ngrira dhe ka deklaruar se ka gjetur gjurmë të Covid-19 në disa prej paketimeve.Si rrjedhojë, ka vendosur rregulla të reja për importimin e ushqimeve të ngrira dhe ka shtuar kontrollet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!