Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të personazhit që njihej nga të gjithë qytetarët si “Ver Llapa”, pasi me mimikën e tij ai shihej kudo nëpër Tiranë.
Advertisements
Ajo shkruan se e ka trishtuar shumë ky lajm.
“Mirëmgjes miqtë e mi !
Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim
në rritjen e moshimin tonë , Verin që e njihnim jo vetem ne q? jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh .
Advertisements
Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mir?, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe !
PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË…. Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme… Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë…. Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”, shkruan Nora Malaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!