Ambasada Shqiptare, në Athinë ka ndarë një lajm të mirë për vogëlushin shqiptar, që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm, që goditi ishin grek Samos.
Advertisements
Ambasada ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur (edhe pse mban maskë) ndërsa përshëndet.
Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.
Advertisements
“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.
Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.
Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!