Nga dëshira për të pasur fëmijë, tek vajtimi për 3 vite për ish të dashurin/ Albana i rrëfen të gjitha “N’fermë”…

Albana Osmani ka vite që nuk e kemi parë më në një emision televiziv. Këtë të diel ajo ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”, ku rrëfeu shumë detaje nga jetesa e saj.

Advertisements

Albana la të nënkuptohet se është në një lidhje dashurore, duke u rezervuar të tregonte më shumë. Moderatorja tha se nga raportet e të gjitha llojeve ka mësuar shumë dhe tanimë arrin të shikojë jetën me një tjetër sy. Teksa jemi pak javë larg natës së ndërrimit të viteve, Albana rrëfeu dëshirën e saj për 2021-in. Bukuroshja tha se ka dëshirë që së shpejti të bëhet nënë. Këtë dëshirë ajo e ka ndarë dhe me familjarët, të cilët mezi e presin këtë gjë.

“Kur e din ti që nuk e kam gjetur. Unë ndihem shumë e lumtur. Unë kam bërë shumë gabime, kam bërë 1 miliardë, unë kam mësuar të dua veten më shumë se më përpara. Kam qarë tre vite me radhë, ne duam të dukemi perfekt, faleminderit të gjithë atyre, të gjithë raporteve në jetë sepse më mësuan të shikoj jetën me një sy tjetër. Do të bëj një fëmijë sa më shpejt”, tha Albana.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“22 vjet nga miratimi i Kushtetutës nga populli”/ Presidenti Meta: Vetëm qytetarët do t’ia kthejnë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit
Artikulli tjetërFOTOT/ Makina “Ferrari” e Luana Vjollcës sul mohet në mesnatë, ana e errët e jetës plot rreziqe të moderatores