“Nëntori ka hyrë frikshëm”, alarmi i ekspertit te njohur

Eksperti i njohur i shëndetësisë, Erion Dasho ka paralajmëruar se nëse tendenca e muajit nëntor për rastet me koronavirus vijon e pandërprerë, për pak ditë rrezikohet kolapsi i sistemit shëndetësor.

Advertisements

Dasho me anë të një statusi në rrjetet sociale jep alarmin se mesatarja ditore e të prekurve nga koronavirusi është mbi 400, ndërsa shqetësuesve janë vdekjet e regjistruara.

“Nëntori ka hyrë i fr ikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vd ekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Në se tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit! A po mendon dikush të veprojë?! A kemi shtet?!”, shprehet Dasho.

Advertisements

Postimi i plotë

Jeta në Shqipëri vazhdon sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur. Deklaratat zyrtare se “gjithçka është nën kontroll” krijojnë një siguri të rreme e cila i hedh edhe më tepër benzinë zjarrit të epidemisë pasi “në se gjithçka është në kontroll, pse duhet të kujdesen qytetarët??!!”

Ministrja e shëndetësisë publikon statuse me gjyshë që fitojnë shikimin në sajë të një lenteje që blihet ca dhjetëra euro dhe harron gjyshët e tjerë për të cilët familjarët po shpenzojnë mijëra euro për ilaçe dhe oksigjen.

Ndërkohë muaji nëntor ka hyrë i fr ikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vde kjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit.

Në se tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit! A po mendon dikush të veprojë?! A kemi shtet?!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudimi më i fundit zbardh për herë të parë simptomën e re post-Covid dhe pasojat e rënda që lë tek shëndeti
Artikulli tjetërJoe Biden nis punën si President, ja politikat e para që do të ndërmarrë, njëra lidhet me emigrantët