Në Tiranë bëhet “nami”, por kush është qyteti shqiptar me më pak raste me covid

Dibra është qarku më me pak të infektuar aktivë me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht ku qark i cili renditet në listën e verdhë (me më pak rrezikshmëri) numëron 125 qytetarë pozitivë me Covid-19.

Advertisements

Por në dy ditët e fundit edhe ky qark ka shënuar një rritje të papritur duke regjistruar 21 raste të reja. Qytet më problematik në këtë qark është Mati i cili ka regjistruar 13 raste të reja përgjatë të dielës dhe hënës që lamë pas, përkatësisht nga 6 dhe 7 raste.

Bulqiza nga ana tjetër ka një numër minimal rastesh të reja me 1 ose 2 infeksione të reja ditore.

Advertisements

Ndërkohë qarku me më shumë të infektuar që listohet në zonat e kuqe është Tirana, nisur kjo edhe nga numri i lartë i popullsisë.

Tirana numëron 5851 raste aktive, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme regjistroi 222 raste të reja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jeta mund të kthehet në normalitet në pranverë”, Boris Johonson siguron britanikët, ja shpresa e madhe qe ju jep tjeter
Artikulli tjetërNaftëtarët pranojnë lugën bosh të Ramës: Jemi të detyruar nga gjendja ekonomike, harrohen pagat e prapambetura