Andi paraqitet 15 minuta me vonesë në takimin me Sindin, reagon Melisa: Unë do largohesha

E hëna e “Për’Puthen-it” nisi me takimin e Sindit dhe Andit.

Advertisements

Ajo që u vu re në takim ishte fakti që Andi u paraqit 15 minuta me vonesë. Kjo gjë u komentua në studio, ku të gjithë thanë se kjo sjellje nuk ishte etike nga ana e Andit, sidomos në një takim të parë. Por, Sindi theksoi se nuk e priti keq vonesën në takim, e shtoi se nëse do të vonohej më shumë do të ishte problem për të. Melisa, vajza që iu bashkua së fundmi emisionit, tha se ajo nuk do të priste kurrë një mashkull në takim, duke theksuar se me Andin nuk do të dalë kurrë në një takim.

Kjo lidhet me një deklaratë të bërë nga djali në momentin që Melisa hyri në “Për’Puthen”. Ai ia sugjeroi vajzën Eminit duke shtuar se kur nuk ka interes për një femër ia sugjeron shokëve.

Advertisements

Sindi: Kam pritur 15 minuta për Andin. Jo nuk u ndjeva keq. Nëse do të kishte kaluar atë 15 minutëshin, do ndihesha keq.

Melisa: Unë nuk do e kisha pritur, do largohesha. Ke thënë që unë hedh batuta për shokun, kur nuk kam interes për vete. Nuk e ftoj në takim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Rikthimi i kufizimeve në Shqipëri, i pashmangshëm
Artikulli tjetërPërplasja me gazetarin, Bleona Qerreti ‘shpërthen’ në emision: Nuk zuri mend 20 vite pasi ia thyen dhembët!