Parashqevi Proda, gruaja e mjekut Ilrijan Draçi që sot ndërroi jetë për shkak të infektimit me Covid-19, është lutur që i shoqi të mbijetonte.
Advertisements
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Proda shihet që ka postuar disa fjalë prekë më datë 14 nëntor, kur mjeku po luftonte me virusin vdekje prurës. Ajo shkruante dhe lutej që Zoti t’i jepte një mundësi të dytë, të shikonte sërish dritën në agim.
“Një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim. Sot të duhet të vraposh për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty? O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën, mëshiroje robin tënd që nxitoi e s’mundi ta shijonte diellin tënd në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shohë dritën tënde përsëri në agim! Amin!”- shkruante Proda.
Advertisements
Sot, Ilirjan Draçi ndërroi jetë. Mjeku nuk ia dolit dot që të mundte vir usin Covid-10, duke shtuar një tjetër humbje në bluzat e bardha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!