Kreu i PD Lulzim Basha shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta sot të aktorit dhe studiuesit të njohur Valter Gjoni. Ai është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
Advertisements
“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij.
Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe. Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë”, shkruan Basha.
Advertisements
Valter Gjoni ka shërbyer për më shumë se 40 vite në Bashkinë e Tiranës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!