Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur edhe sot përpara Rafinerisë, ku janë shprehur se do të pranojnë pagën e ndërmjetme që është premtuar mbrëmjen e djeshme nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Advertisements
Edhe pse nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga ana e qeverisë për pagat e prapambetura, naftëtarët thonë se janë të detyruar që të pranojnë një pagë që është ofruar nga qeveria për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën ndodhen.
Mbetet e paqartë shifra që naftëtarët do të marrin nga qeveria, dhe as sesa muaj do të vazhdojë kjo ndihmë ekonomike.
Advertisements
”Ndodhemi në gjendje të vështirë, do të vazhdojmë rrugët ligjore për në Strasburg, deri kur ti fitojmë. Ana e dobët ekomomike po na bën që të pranojmë propozimin e Ramës për paketën e pagës së ndërmjetme”, u shpreh kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj.
Vijon…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!