Mund të krijojnë mutacion të Covid-19, Danimarka paralajmëron zhdukjen e miliona nuselalave dhe bllokon vendin deri në 3 dhjetor

Në lidhje me këtë Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen ëshët shprehur se situata e krijuar është shumë serioze dhe mutacioni i Covid mund të bëjë vaksinat anit-Covid, jo efektive.
DANIMARK- Danimarka ka paralajmëruar se do të vrasë të gjitha nuselalat në vend pasi është zbuluar se ato mund të krijojnë një mutacion të rrezikshëm të Covid-19 që mund të përhapet te njerëzit. Mediat ndërkombëtare thonë se mutacioni i koronavirusit të bërë nga nuselalat ëshët zbuluar në disa ferma në rajonin verilindorë të Danimarkës. Sipas raportimeve nga autoritetet daneze deri tani janë infektuar 12 persona me mutacionin e Covid nga nuselalat. Në lidhje me këtë Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen është shprehur se situata e krijuar është shumë serioze dhe mutacioni i Covid mund të bëjë vaksinat anit-Covid, jo efektive.

Advertisements

“Virusi që kishte perjetuar mutacion dobësonte aftësinë e trupit për të formuar antitrupa, duke i bërë vaksinat aktuale nën zhvillim për Covid-19 joefektive,” u shpreh ai.

Në lidhje me mutacionin e nuselalave Kryeministri danez ka njoftuar izolimin e pjesshëm të Danimarkës verilndore, kryesisht Jutlandën dëri në datën 3 dhjetor.

Advertisements

Masat e reja janë:

Ndalimi rreptësisht i transportit publik.

Mbyllja e shkollave, bareve dhe restoranteve.Mbyllja e pishinave, palestrave dhe muzeve.

Njerëzit janë këshilluar që të punojnë nga shtëpia.

Tubimet publike duhet të mbahen deri në maksimumin e 10 personave.

Që nga fillimi i pandemisë në Danimarkë janë regjistruar 51,753 persona më Covid-19, ndërsa 733 kanë humbur jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeta: Gjykata Speciale, një investim i Serbisë. Shqiptarët do të rrinë pak pa gjumë por do t’ja dalin mbanë
Artikulli tjetërArjan Konomi flet për herë për papjonin dhe tregon këshillën që i dha vajzës së virgjër në “Për’Puthen”: Kujdes nga…