“Mos më krahasoni me artiste që financohen nga lekët e dr ogës”- Bleona Qereti reagon ashpër: Jeta ime private e shenjtë

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është shprehur se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të.

Advertisements

Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vua.jtur” dhe iu është shka.ërruar martesa e parë me Gani Bardhën.

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam dje.gur dhe jeta ime private ka vu.ajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,”– tha Bleona Qereti në një intervistë për “PolitikOn”, në RTV Ora.

Advertisements

Këngëtarja theksoi se “jeton një jetë private të shëndetshme” dhe emri i saj nuk mund të bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur, sipas saj, në Shqipëri modelet e Instagramit dhe artiste me famë botërore financohen nga lekët e dr.ogës.

Ndërsa shtoi se vetë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave.

“Të gjithë e dinë që jetoj jetë private të shëndetshme. Nëse shkoj në klabe, ndodh sepse është koncerti im në 99% të rasteve. Është e tme.rrshme që emri im bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur në Shqipëri ke të gjitha modelet e Instagram-it, artistet me famë botërore të Instagram-it me like dhe follower-sa fallco që financohen nga lekët e dr.ogës. Ke shumë emra të tjerë që mund të përmendësh si prototip në atë lloj kategorie, por mos përmend emrin tim sepse unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave. Nëse juve iu është bërë normale që njerëzit me lekët e dr.ogës bëjnë jetën luksoze që njerëzit e thjeshtë nuk e përballojnë dot, ju duket që është normale ajo që ndodh në Shqipëri. Një njeri duhet t’iu zgjojë nga gjumi,”– përfundoi Bleona Qereti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam në një lidhje”, Albana Osmani rrëfen jetën private dhe rikthimin e saj në ekran(VIDEO)
Artikulli tjetër“Përsëriteni pas meje, Biden së shpejti do të jetë babai juaj” Iggy Azalea mbështet presidentin duke bërë Twerk (VIDEO)