Mjeku Pëllumb Pipero u bën thirrje drejtuesve të institucioneve fetare që të reduktojnë sa më shumë ceremonitë fetare.
Advertisements
Ai tha se ato duhet të pezullojnë aktivitetin e tyre për disa kohë për shkak se rreziku i infektimit është më i madh në ambiente të brendshme.
“Unë do i bëja thirrje komuniteteve fetare që të reduktojnë sa më shumë ceremoni apo grumbullime fetare. Në këto institucione fetare është e vështirë që të ruhet distanca në ambiente të mbyllura. Do të ishte shumë e rëndësishme që për një kohë ato të pezullohen. Ky virus nuk bën përjashtim dhe asnjë nuk është i mbrojtur. Po shohim raste që e kanë kaluar dy herë. Ne këmbëngulim që të respektohen të gjitha masat parandaluese, pavarësisht besimeve fetare”, tha Pipero për Report Tv.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!