Menaxhimi i pandemisë në Shqipëri/ Pas takimit me mjekët, Presidenti Meta i nis propozimet Ministrisë së Shëndetësisë. Ja çfarë kërkon

Pas takimit me specialistë të shëndetit publik dhe disa mjekë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një sërë propozimesh Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë në vend.

Advertisements

Pas diskutimeve ku mori pjesë edhe Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale z. Albert Nikolla, Kreu i Shtetit propozon që të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, të futen menjëherë në funksion spitalet rajonale, të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës për rastet e rënda, si dhe një sërë propozimesh të tjera.

Letra e plotë:

Advertisements

E nderuar zonja Ministre,

Presidenti i Republikës, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19, thirri një panel me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, ku Qeveria u përfaqësua nga Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale z. Albert Nikolla.

Çështjet për të cilat Presidenti kërkoi mendimin, vlerësimin dhe rekomandimin e panelistëve ishin:

1-Për rritjen alarmante të numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekshmërisë në popullatë gjatë muajve tetor-nëntor. Parashikimi për të ardhmen dhe masat parandaluese dhe kuruese.

2-Për kapacitetet pritëse dhe kuruese në vend të pacientëve të prekur nga virusi, në përballimin e rasteve të reja. Ku duhet ndërhyrë me përparësi? Çfarë kërkohet?

3-Për efektshmërinë e testeve analitike Covid-19. Vonesat në diagnozë, futja e testeve të shpejta për zbulim, gjurmim, kontroll.

Bazuar në diskutimet e zhvilluara për çështjen e pandemisë COVID-19, po ju dërgojmë propozimet, që mendojmë se duhet të merren në konsideratë nga ana juaj;

1-Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre.

2-Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.

3-Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij infeksioni në spitalet tona.4

4-Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.

5-Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.

6-Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor

7-Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.

8-Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.

9-Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.

10-Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.

11-Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmëron Albana Fico: Respektoni masat, nuk do ngurojmë të vendosim kufizime të tjera!
Artikulli tjetër“Si je në s*ks?”/ Në takimin e Fatjonit dhe Melisës, ku nuk mungojnë puthjet dhe përqafimet