Kreu i Kadastrës, Artan Lame humbi babain e tij për shkak të koronavirusit rreth një muaj më parë. Me anë të një reagimi në Facebook, thotë se nuk ka marrë asnjëherë aq shumë reagime në rrjetin social derisa njoftoi ikjen e të atit.
Advertisements
Për këtë arsye, ka vendosur që të presë vizita nga miq e të afërm për largimin nga jeta të babait. Ndonëse bën thirrje për tu respektuar masat antikovid, ditën e djeshme, ISHP njoftoi se janë të ndaluara të gjitha ceremonitë mortore pasi ka grumbullime të më shumë se 10 personave.
Mbetet për tu parë nëse do të merren masa për thyerje të rregullave ndaj Artan Lames apo do të jetë ceremoni mortore ku do të zbatohet protokolli i sigurisë.
Advertisements
Shkrimi i plotë: “Babi më munde! Unë kam faqe timen në fb prej nja 15 vjetësh dhe mund të kem marrë e shumta nja 300 a 400 mesazhe për ndonjë postim. Ti asnjëherë nuk pate fb, por mora 1100 mesazhe për ikjen tënde.
Ato ditë nuk mundëm të bëjmë adetet siç duhet, ndaj bashkë me mami Djanën dëshirojmë që të të kemi mes nesh duke të kujtuar me sa më shumë njerëz që të kanë njohur.
Miq, Të premten dhe të shtunën, në datat 20 dhe 21 nëntor, nga ora 11:00 deri 20:00, në saletën e Restorant Piazza prapa Muzeut Kombëtar, do të presim vizita.
Ju lutem respektoni masat antikovid!”
Faxweb.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!