“MBYLLJE TOTALE”, Rama e nis konferencën me paralajmerimin e forte

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish qytetarët të jenë të kujdesshëm sa i përket pandemisë së koronavirusit, për të shmangur një mbyllje të përgjithshme.

Advertisements

Rama tha se gjithkush e ka në dorë të vetëdijësohet, duke shmangur mbingarkesën e spitaleve, që do të çonte në një mbyllje të dytë, por edhe do të sillte pasoja të padëshirueshme në shumë aspekte, kryesisht në atë ekonomik.

“Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë, por dhe së bashku si komunitet, të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte praktikisht tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë, dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është absolutisht e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijësohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime.

Advertisements

Pa diskutim për të mbrojtur shëndetin e vetë dhe të familjes së vetë, por duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm, për të ndihmuar luf tën e përditshme dhe të përnatshme që bëhet në vijën e zjarrit, qoftë për të shmangur një mbyllje, e cila do të kishte pasoja të padëshirueshme në të gjitha aspektet dhe nuk diskutohet në aspektin e ekonomisë”, u shpreh Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreva “paralizon” udhëtimet nga Shqipëria drejt Greqisë/ MEPJ jep njoftimin për qytetarët
Artikulli tjetërNdërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar, deputetja jep lajmin e trishtë: Nuk munda të të jap nje përqafim te fundit