Këngëtari Federi Ndoci i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka bërë sot në një lidhje me skype në emisionin ‘Shqipëria Live’’, teksa tregoi eksperiencën e tij në Amerikë në lidhje me COVID-19.
Advertisements
Ai u shpreh i bindur se njerëzit po vd esin duke mbajtur maskën dhe se maskat e blera në SHBA nga Kina ishin të lyera me COVID dhe prandaj u hap.
“Kur zbrita në aeroport një rresht policësh më drejtuan një termometër, ata shikonin nga larg nëse kisha temperaturë apo jo. Kam jetuar në një shtëpi me një rob timin, jetoja në 200 m katrorë, ku disa punëtorë punonin me maska, i sajdisja e qerasja dhe ata u sëmurën me Covid dhe dy prej tyre vdiqën. Ai kushëriri im ma bënte a je në rregull? Por unë nuk u preka edhe pse rrija pa maskë. E ka ajo maska që mbanin 24 orë, pasi ul imunitetin e trupit. Kina tërhoqi nga Amerika të gjitha maskat, ato kanë qenë të lyera me Covid, ata i blenë me dyfish çmimi”, tha Ndoci.
Advertisements
Kujtojmë se në lidhje me pandeminë që ka prekur gati të gjithë botën ka shumë teori konspirative që qarkullojnë, ndërsa akoma nuk ka një informacion konkret që tregon se prej nga ka ardhur apo kush e ka krijuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!