“Alarm” në Selanik, për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit që ka mbushur spitalet me të sëmurë rëndë. Pothuajse 1,300 raste të reja u regjistruan vetëm gjatë fundjavës në qytetin grek dhe presioni mbi sistemin shëndetësor, veçanërisht në repartin e terapisë Intensive, çon qeverinë të zbatojë një plan emergjence dhe rrit mundësinë e një izolimi total.
Advertisements
Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, i cili vizitoi qytetin e Selanikut të hënën në mëngjes, duke folur para gazetarëve, tha se ai do t’i sugjeronte Kryeministrit që të merren masa të mëtejshme për Selanikun, në mënyrë që të zvogëlojnë përhapjen e virusit.
Sipas Protothema, masat e reja të rrepta, të cilat do të jenë në logjikën e izolimit si në mars, do të hyjnë në fuqi sonte.
Advertisements
Mësohet gjithashtu se do të imponohet një ndalim i qarkullimit nga ora 8 ose 9 pasdite, deri në mëngjes.
“Epidemia po përhapet me shpejtësi në Selanik,” tha Kikilias, duke theksuar se disa njerëz rrezikuan dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën e shumë njerëzve.
“Unë e kuptoj,” tha ministri i shëndetësisë, “stresin dhe lodhjen, por shëndeti publik është mbi të gjitha”.
“Qeveria u ra kambanave në kohë, por disa nuk i dëgjuan. Ne jemi të detyruar të kufizojmë përhapjen e virusit”, sqaroi ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!