Mali i Zi i treti në botë për numrin e lartë të infeksioneve, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore të peshkopit, qytetarët nuk respektuan asnjë rregull për mbrojten nga Covid-19

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz, ku nuk munguan puthje në trupin e të ndjerit, mungesa e maskave dhe shkelja e distancimit shoqëror.
MALI I ZI- Mali i Zi renditet i treti në botë për nga numri i pacientëve me koronavirus për 1 milion banorë. Sipas mediave vendase së fundmi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, kjo për shkak të ceremonisë së varrimit të Metropolitit Amfilohije Radoviç në Podgoricë.

Advertisements

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz, ku nuk munguan puthje në trupin e të ndjerit, mungesa e maskave dhe shkelja e distancimit shoqëror.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 11,132 raste të infeksionit janë aktive në Malin e Zi dhe 31,062 janë regjistruar që nga fillimi i vitit.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, që nga pranvera që Mali i Zi ka qenë një nga vendet me shkallën më të lartë të infeksioneve në rajon dhe më gjerë, sot është vendi i dytë në Evropë për raste të reja në raport me popullsinë e tij me një numër rekord prej 90 rastesh të reja në ditë. Mali i Zi gjithashtu renditet i 17-ti në botë për numrin e vdekjeve për milion banorë. Që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në Mal të Zi kanë humbur jetën 439 persona dhe janë infektuar 31,062 të tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTro nditëse/ Gruaja shqiptare ndërron jetë tre javë pas lindjes, mediat italiane japin detaje: Kishte dhimbje të forta koke dhe i ra të fikët. Kur shkoi në spital…
Artikulli tjetërPas marrëveshjes historike, kokat e shteteve bëhen bashkë. Netanyahu zhvillon takim sekret me princin e kurorës Saudite