Tashmë po kthehet në diçka të zakonshme! Pas bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtarë të huaj si Faydee e Jay Santos e shfaqjes në kopertinat e revistave të huaja, Luana Vjollca di si të “vjedhë” gjithmonë vëmendjen e artistëve të huaj.
Advertisements
Këtë herë bëhet fjalë për Lele Pons dhe reperin nga Puerto Rico Guaynaa, të cilët gjithashtu autorja dhe moderatorja shqiptare ka ditur si t’i bëjë “për vete”, vetëm me një kërcim disa sekondësh të këngës së tyre të fundit “Se te nota”.
Dyshja e këngëtarëve të famshëm kanë ripostuar në Instagram story, një fragment ku Luana kërcente nën ritmet e hitit të tyre bashkë me “Buqen” (Rezart Veleshnja) në episodin e djeshëm të “Shiko kush LUAN”.
Advertisements
Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja shqiptare tërheq vëmendjen e yjeve ndërkombnëtarë, pasi stilisti i famshëm gjerman, Philipp Plein, ka publikuar disa herë foto e video të saj në Instagram, me veshjet e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!