Kosovë/ Paralajmërohen masa të reja për secilën komunë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë ditës do të bëhen publike vendimet e reja për secilën komunë.

Advertisements

Kjo sipas Zemajt do të bëhet pas publikimit të statistikave nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Sot e kemi vlerësimin që bëhet nga IKSHPK. Pas orës 15:00 do të publikohen vendimet e reja për çdo komunë”, tha Zemaj në konferencën për media për punësimin e specialistëve të pa punë.

Advertisements

Zemaj ka thënë se nga e marta do të hapet konkursi i specialistëve të papunë në ShSKUK.

“Sot do ta ndajmë lajmin e ri për specialistët e pa punë. Kjo është ditë e madhe dhe është lajm i mirë për qytetarët dhe shëndetësinë kosovare. E konfirmojmë se specialistët po punësohen, SHSKUK nga nesër hap konkursin për specialistët e papunë. Nga sot nuk ka më asnjë mjek që do të mbetet në rrugë. Edhe në të ardhmen nuk do të lejoj që asnjë mjek të mbetet i papunë”, ka thënë Zemaj.

“Ky nuk ka qenë vetëm premtim, por zotim i Qeverisë së Kosovës, por ne nuk do të ndalemi, dhe ministrat paraprak çështjen e punësimit e kishin peng”.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur edhe për ndërtimin e spitalit COVID-19, të paralajmëruar dy muaj më parë.

“Edhe sot në takim është kërkuar që të shpejtohet dinamika e procedurave, procedura teknike kanë përfunduar dhe procesi duhet të përmbyllët”, ka thënë Zemaj.

Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars të këtij viti deri më 14 nëntor, në Kosovë janë infektuar 28.616 persona prej të cilëve 17.055 janë shëruar ndërsa 809 kanë vdekur.

Në ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve duke detyruar autoritetet të vendosin masa kufizimi në lëvizje në disa komuna të vendit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE gja kosur dhe me duart në kokë, dalin fotot e para të Françeska Jaçes, ish-banoren e BB e ndihmojnë qytetarët me shishe uji
Artikulli tjetërAngela Merkel flet për Covid-19 pas izolimit të vendit: Shifrat kanë filluar të stabilizohen