Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe këtë fundjavë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Advertisements
Në këtë mënyrë, moti si ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era përgjatë këtyre dy ditëve pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s. Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!