‘Kartoni i kuq’ i Holandës për Shqipërinë, Rama: Eshtë politike, atje ka zgjedhje; Flet edhe për studentët

Kryeministri Rama duke folur për “kartonin e kuq” të Holandës për Shqipërinë, ka thënë se e gjitha është për politikë sepse atje ka zgjedhje në mars të vitit të kaluar.

Advertisements

“Merrni shtypin holandez. Shikoni prej sa koëhsh shqiptarët përdoren si gogol atje. Merrini. Shikoni artikujt për banda shqiptare të shpartalluara, dhe pastaj kur kur lexon përbërhjen e ba ndës janë 2 shqiptarë dhe 2 të tjerë holanzdezë, belgë, marokenë, polakë, e ku di unë. Është politike, është elektorale. Holanda ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm. Bëni dhe një studim, shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE, vend për vend, shikoni qëndrimet e vendeve në raport me zgjerimin.

Thënë të gjitha këto, unë mendoj që duhet të presi deri në fund dhe nuk duhet të biem preh e këtyre lajmeve që janë shumë të pjesshmje dhe ende të parakohshme për të nxjerr konkluzione. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet holandeze, unë kam marrëdhenie shumë të mirë me kryeministrin e Holandës. Por kjo është nëj çështje e situatës së brendshme atje që ka për fat të keq një komponent shumë negativ të stimuluar mbi shqiptarët”, tha Rama.

Advertisements

Më tej, ai shpregoi se vite më parë, para shqiptarëëve kanë qenë bullgarët dhe rumunët e tani jemi ne. “Para shumë kohësh ishin bullgarët, kur do hynin rumunët ishin rumunëst. Tani jemi ne. Kur do hynin bullgarët, thonin këta janë ata që vr anë Papën. Kur do hynin rumunët, thonin këta janë ata që hanë lejlekë dhe do na hanë lejlekët”, tha Rama.

Kryeministri foli dhe për protestat e studentëve që duan të bëjnë mësim në auditore dhe jo online. Sipas tij, të gjitha masat që ka marrë vendi ynë janë njëlloj me masat e vendeve të tjera, të cilat sipas kryeministrit po bëjnë gjithashtu mësim online.

“Kjo është një situatë lufte. Dhe këto masa nuk vijnë si rezultat i dëshirës por si rezultat i studimit të kurbës, shifrave. Në të gjithë vendet sot që flasim, mësimi bëhet online. Ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por kemi thënë që ai do bëhet online. Është e qartë që në këtë valë të dytë të rinjt luajnë një rol shumë të rëndësishëm… nuk respektojnë me rigorozitet rregullat dhe marrin më qafë njerëzit më vunerabël në familje. Tarifat për konviktet, do mbahen për muajt e tjerë, nëse do vijnë në konvikt, ose do kthehen një për një.

Nuk po bëjmë asgjë të vecantë dhe befasuese nga ato që po bëjnë të tjerët. Shikoni Francën, u bë cdo përpjekje për të shmangur këtë që ndodhi, deri në sekondën e fundit. 24 orë përpara se të ndodhte, është bërë një debat i madh i brendshëm, nëse do bëhej apo jo. Por u tha, u mbykll. Shikoni Gjermaninë. Aty ka opozitë, ka diskutim por nuk ka dalë asnjëri të thotë hajde shkojmë në xhamia e kisha.

Kjo është një situatë që do ta përballojmë me gjithë pengesat artificiale që krijon katërshja serioze. Duhet të shmangim me cdo cmim mbylljen. Mbylljen e përgjithshme, apo dhe mbylljen e pjesshme të një zone. Dhe cmimi nuk ëSHtë asapak i lartë, të vëmë maskën. Të vëmë maskën, të ruajmë distancat sa të mundemi dhe të evitojmë sa të mundemi vendet ku ka njerëz. Duket sikur nuk ndodh, po aty ndodh. Aty merret, ti nuk e di ku e more dhe shkon në shtëpi dhe ia lë peshqesh prindërve, ndonjë vëllai apo motre me probleme të tjetra dhe gjen belanë”, përmbylli ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do të mbyllen sërish lokalet, restorantet dhe transporti publik? Vjen lajmërimi i Institutit të Shërbimit Publik
Artikulli tjetër“Ti je injorant”, Arjan Konomi në kthetrat e Fatjonit dhe Anës, degj eneron debati