Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës është mbyllur prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm dhe do të hapte vetëm më datë 4 dhjetor 2020. Deri në këtë datë nuk lejohen as hyrjet dhe as daljet nga Greqia, për të gjitha kategoritë.
Advertisements
Ndërkohë, kalimi vijon të jetë i hapur në Kakavijë, por sipas Ministrisë së Jashtme dhe aty do të ketë kushtëzime. Kështu, lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionave në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javë pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, gjobitesh me 5000€.
Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë. Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk do të ketë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.
Advertisements
Më tej, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.
Sipas Ministrisë së Jashtme, ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendim do të jetë në fuqi nga data 20.11-4.12.2020.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!