LEONIDHA MUSAJ /Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arr..est në bu.rg” për shtetasin Ferdinant Murikaj, 29-vjeçari që u arr.estua tri ditë më parë, pasi në kamionin që ai drejtonte u zbuluan afro 300 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Durrësit.
Advertisements
Ferdinand Murikaj u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë aku.zat për konsumim të veprave pe.nale të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i prod.ukteve të veprës pe.nale”. Ndonëse Murikaj nuk i ka pranuar aku.zat e ngritura ndaj tij, gjyqtarja e çështjes e vlerësoi të ligjshëm ar.restin e tij dhe vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arr.est me bu.rg”. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 29-vjeçarit u krye me dyer të mbyllura, për shkak të situatës së pandemisë, e cila ka prekur edhe sistemin gjyqësor në Durrës dhe për këtë arsye, prej dy javësh kryhen vetëm masat e sigurisë dhe ndonjë seancë për çështje emergjente.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!