“Jam në shtratin e vdekjes pasi humba mitrën dhe një fëmijë”/ Me batanije dhe maskë, pedagogia e infektuar zbardh SMS-të me Ramën, kryeministri i prerë: Telefono 0800 40 40

Kuçana po ashtu shtoi se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga instancat shtetërore, dhe se konsultën me mjekët e ka bërë vetëm në mënyrë miqësore, pasi mjekja e familjes i është përgjigjur me arrogancë.
TIRANË– Pedagogia Ilirjana Kuçana është infektuar me Covid-19 dhe thotë se tamponin e ka kryer në privat, pasi shteti nuk është interesuar fare për gjendjen e saj. Në një intervistë për Fax News pedagogia ka dalë e mbuluar me batanije dhe me maskë, ndërkohë që ka zbuluar edhe komunikimin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka nxjerrë SMS-të që i ka dërguar kreut të qeverisë, ku ka marrë vetëm një përgjigej të telefonojë 0800 40 40.

Advertisements

Kuçana po ashtu shtoi se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga instancat shtetërore, dhe se konsultën me mjekët e ka bërë vetëm në mënyrë miqësore, pasi mjekja e familjes i është përgjigjur me arrogancë.

“Unë jam detyruar që ta bëj në mënyrë private tamponin. Pas disa ditësh pritje, gjendja ime është vështirësuar dhe jam detyruar që të bëj analizat dhe kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Jam shumë e zhgënjyër nga vendi im, jam shumë e zhgënjyer nga shteti im dhe nga që jam taksapaguese e këtij vendi, kur mjeku i familjes nuk vjen. Ne jemi vetë i 4 i sëmurë të gjithë me Covid-19. Shteti nuk ka indinjuar për të na pyetur. Kam telefonuar mjeken e familjes dhe më është përgjigjur me arrogancë duke më thënë se kam shumë të tjerë dhe jam e lodhur. Përgjigja e kryeministrit është të telefonojë 0800.

Advertisements

Fatkeqësisht më duhet të them se sot një vit më parë për shkak të kësaj mjekësie, para një viti kam humbur mitrën dhe fëmijën tim dhe sot ndodhem sërish në shtratin e vdekjes. Falenderoj mjekët që i kam të njohur, të cilët na kanë ndihmuar në mënyrë miqësore dhe jo institucionale. Nuk kam pasur asnjë ndihëm nga asnjë instancë. Më vjen të ulëras.

Bashkëshorti im pas një tensioni të ulët përfunduam në urgjencën e QSUT-së dhe dua ti them z. Brataj që të blejnë një aparat tensioni, sepse nuk gjenin dot aparat për ti matur tensionin. Kam marrë një mjekim 2 mijë euro për tension. Fatmirësisht kam pasur gjendjen ekonomike, por kam nevojë për një mjek. Uroj që këto instanca të kenë kujdes, tu shërbejne pacientëve dhe le të shpresoj se nuk është një hakmarrje politike karshi meje.”- tha Kuçana.

Marrë nga Faxweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Bashkëshorti im shpenzoi 17,000 paund që unë të dukesha si barbi”- Pas buzëve, gjoksit dhe shtyllës kurrizore, gruaja planifikon edhe…
Artikulli tjetërFëmijët e Maradonës, plas sherri për trashëgiminë!