“Ja u shërua nga Covid, dy javë na çmendi”, Arbana Osmani nxjerr videon me personin e saj të shtrenjtë

Ditën e sotme, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet pranë babait të saj dhe zbuloi se ai ka qenë i infektuar me Covid-19.

Advertisements

Nëpërmjet videos së publikuar në Instastory, moderatorja tregoi se po takohet për herë të parë me të atin pas tri javësh, pasi ai ka qenë i izoluar për shkak të koronavirusit.

“Ja, u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë,”- tha ajo gjatë videos, krah së cilës shkruante: “Takim me Demon pas 3 javësh”.

Advertisements

Meqënëse Arbana solli në jetë Diellin më 19 tetor, atëherë, ky nuk është takimi i parë vetëm me moderatoren, por edhe me nipin e vogël.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLoredana s’i ndahet Mozzik, poston foton e reperit, por ai e nxjerr bllof hapur, ja veprimi i tij
Artikulli tjetërLoredana konfirmon publikisht ribashkimin me Mozzik, riposton foton e reperit