I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë(EMRI)

COVID-19 i ka marrë sot jetën ish-ushtarakut Petrit Myftiut. Ai ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku po luf tonte me virusin dhe ishte në gjendje të rëndë.

Advertisements

Lajmin e hidhur e ka dhënë ish-zv. komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të detarit, ish-drejtuesit të lartë të FLD dhe Flotës Tregëtare, komandantit të talentuar, njeriut të ditur dhe mësuesit të palodhur Petrit Myftiu.

Advertisements

Komandant Petrit Myftiu, la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer. Forca Detare dhe personeli i saj humben nje koleg dhe nje drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve per FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve.

Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes dhe shokëve të tij. I paharruar kujtimi dhe trashëgimia e komandantit Petrit Myftiu. Talenti, dituria, pasioni dhe urtësia e komandantit do ta ndjekin Forcën Detare në historinë e saj.

Kapiten i rangut të parë (L) Artur Meçollari

Ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare.”, shkruan Meçollari.

Myftiu ka qenë një nga eksponentët kryesor të Flotës Luftarake Detare Shqiptare. Ai e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare, duke vijuar më pas si Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë.

Me pas Myftiu ka kaluar ne Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bishtpalle.

Ne përfundim te karrierës së tij, ai ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë, me qendër në Durrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak26 Nëntori tra gjik, tërmeti që u mori jetën 51 personave, plagosi mbi 3 mijë të tjerë dhe la 5,200 të pastrehë (RIKUJTESË)
Artikulli tjetërI riu shqiptar i pr.eu kokën gjyshes, e futi në çantë dhe u nis në aeroport. Ngjarja ma.kabër që tronditi Zvicrën