“I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje” revoltohet Adrola Dushi: Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë

Modelja shkruan në fund të postimit “e huazuar”, por vallë ky postim me shumë domethënie dhe neveri për ata që gënjejn dhe shtiren i drejtohet dikujt.

Advertisements

TIRANË– Modelja Adrola Dushi ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë duke ‘shpërthyer’ ndaj njerëzve gënjeshtarë.

Në një status në Instastory Adrola shkruan se për njerëzit që genjejnë ndjen keqardhje duke i pare në sy. Modelja shkruan në fund të postimit “e huazuar”, por vallë ky postim me shumë domethënie dhe neveri për ata që gënjejn dhe shtiren i drejtohet dikujt.

Advertisements

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë.

Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz.

Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”,- shkruhet në postimin e Adrolës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSuper makina e Xherdan Shaqirit terbon mediat serbe, ja çfarë shkruajnë (FOTO)
Artikulli tjetërMajk dhe miss Kosova të ndarë? Blerta tregon të vërtetën: U largua nga unë me një mesazh në orën 6 të mëngjesit