Myrto Uzuni shënoi në minutën e 19’ të sfidës Juventus – Ferencvaros, duke festuar si CR7 para syve të këtij të fundit.
Advertisements
Talenti i Shqipërisë arriti t’i realizonte gol “Zonjës së Vjetër” në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas një asisti nga Nguen.
Deri te ky moment i madh për të, Uzuni nuk e kishte aspak të lehtë karrierën, sidomos kur luante te Tomori i Beratit.
Advertisements
Në skuadrën shqiptare, kushtet ishin tejet të vështira, sa që lojtarët luanin edhe në baltë te grupmoshat U19. Por, i gjithë mundi i madh, për Uzunin ka filluar të shpërblehet nga dita në ditë, pasi jo vetëm që luan tani me Kombëtaren, por po arrin edhe t’i shënojë gol edhe një skuadre të madhe si Juventusi.
Mesfushori shqiptar më pas pushtoi rrjetet sociale dhe mediat botërore me golin e tij, shkaku ishte festa e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, që është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Në fund të ndeshjes CR7 i dhuroi fanellën duke e përgëzuar talentin shqiptar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!