I moshuari detyron kryeministrit të heq atletet/ Rama: S’ma kishte bërë njeri këtë gjë! (Video)

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar Edi Ramën që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re, që është ndërtuar nga qeveria, pasi e vjetra ju prish nga tërmeti.

Advertisements

Ndërsa po hynin për të parë banesën, Rama i jep çelësin, banorin që e quajnë Osman e fton të udhëheqë përpara.

Kryeministri, i cili shkon në të gjitha banesat në pak momente i thotë: “Osman s’po i heqim këpucët”.

Advertisements

Por, i moshuari ia kthen: Mirë është me i heq.

Rama, stepet nga përgjigja direkte e të moshuarit dhe pasi i thotë s’po ta prish, i heq menjëherë atletet e bardha që kishte veshur. Ai dhe ministri Ahmetaj detyrohen të heqin këpucët dhe të futen brenda shtëpisë së re të rindërtuar.

Edhe pse i hoqi, kryeministri ka vijuar batutat me të moshuarin, që nga dialekti duket se ishte me origjinë nga Dibra dhe i pëlqente humori.

“Kemi parti të fortë”, thotë Osmani e Rama, që e kupton menjëherë ‘ironinë’ dibrane ja kthen: “A mor Osman i fortë je, ia hoqe këpucët kryeministrit”.

E i moshuari ja kthen: “Po të përcjell.”

Rama sërish: “Normal që do e bosh, na hoqe dhe këpucët”, e

Osmani ja kthen: “Duhet bërë nganjëherë” dhe qesh duke e falenderuar për ndërtimin e shtëpisë./fjala

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Me dhimbje të madhe”, Behgjet Pacolli jep lajmin e hidhur: Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të afërmve!
Artikulli tjetër‘Version tallava, përshtatje për dasma minatorësh!’/ Komenti i Robert Aliaj irriton Edi Ramën, kryeministri merr vendimin DRASTIK ndaj artistit