Mjeku Ilirjan Draçi ka ndërruar jetë, pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Advertisements
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte vi rusin e pabesë.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë lu ftën ndaj këtij ar miku të padukshëm të gjithë #bashkë!”- shkruan Manastirliu.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!