I FUNDIT/ Prej ditësh i shtruar në Infektiv, një tjetër mjek ndërron jetë nga Covid-19 (Emri)

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Fax News raporoton se ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Advertisements

Mjeku i njohur në qytetin e Elbasanit ishte 68 vjeç dhe prej një jave ishte prekur nga COVID-19.

Mësohet se ai kishte rreth 7 ditë që ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por edhe pas trajtimit të specializuar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID.

Advertisements

Mësohet se mjeku Ferdinand Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA parandalohet marrja e sëmundjes? Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e COVID-19
Artikulli tjetërPo vjen dimri, zbuloni parashikimin e motit për ditët e ardhshme