I biri u emërua zv/ministër nga Rama/ Ish-këshilltari i Berishës për median reagon ndaj kritikëve: Ata që fyejnë dhe…

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, gazetari Ilir Kadia në një postim në rrjetet sociale, reagon pas emërimit të të birit si zv/ministër i Financave.

Advertisements

Besart Kadia u emërua një ditë më parë në këtë post nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më herët mbante postin e sekretarit për sipërmarrjen e lirë pranë Partisë Demokratike si anëtar i Këshillit Kombëtar.

Gazetari Kadia shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

Advertisements

“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvendës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!

Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëherë nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai.

Ilir Kadia ka qenë këshilltar i Sali Berishës në mandatin e dytë si kryeministër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTra gjedia në familjen Osmani/ Dy vëllezërit vde sin brenda 24 orëve nga koronavirusi
Artikulli tjetërDështon ‘shporta e bebes’, asnjë nënë e re nuk ka përfituar nga projekti i Bashkisë Tiranë prej 10 muajsh, justifikimi për pandeminë e Covid-19