Spitali i Durrësit ka reaguar në lidhje me vdèkjen e mundësit Shkëlqim Troplini, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, dhe kishte mbërritur në gjendje të rëndë në ambientet e spitalit.
Advertisements
Sipas reagimit zyrtar nga ‘bluzat e bardha’, Troplini kishte mbërritur në gjendje mjaft të rëndë në spital në datën 8 Nëntor, dhe ishte i pamundur që të transportohej në drejtim të Tiranës.
“Pacienti eshte paraqit ne urgjencen e spitalit te Durresit me date 8 Nentor ne gjendje shume te rende me saturime te oksigjenit 35%.
Advertisements
Ju be terapia ne urgjencen e spitalit me konsulte te pneumologut, reanimatorit dhe u konkludua qe eshte i patransportueshm te tille gjendje ne nje spital Covid”, thuhet në reagimin e spitalit të Durrësit.
Mbetet e paqartë se pse është pritur kaq shumë që Troplini të dërgohej në spital nga ana e familjarëve, dhe nëse ai ka kërkuar ndihmë nga 127, e cila mund dhe të mos i jetë dhënë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!