Greqia mbylli pikën kufitare të Kapshticës deri në 4 dhjetor. Ja thirrja që policia i bën udhëtarëve

Pala greke ka mbyllur pikën kufitare nga dita e sotme deri në datën 4 dhjetor. Vendimi është marrë nga qeveria e Greqisë pas shtimit të rasteve me Covid.

Advertisements

Ndërkohë Drejtoria e Kufirit në Korçë bën të ditur se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë”, thuhet në njoftim.

Advertisements

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

“Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës”, mbyllet njoftimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrezantuesi dhe humoristi i njohur shqiptar në zi, humb vellain(FOTO)
Artikulli tjetërDonald Trump kërkoi të rinumëroheshin votat në Xhorxhia, Joe Biden fiton bindshëm, ja sa vota para doli