Greqia mbyll sërish kufijtë me Shqipërinë, ja deri në çfarë date

Qeveria greke ka marrë vendim që të mbajë të mbyllur kufirin grek deri më 14 dhjetor, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Advertisements

Mediat e huaja bëjnë me dije se do të lejohen të futen në Greqi turistë nga Bullgarinë vetëm nga pika kufitare e Kulata, por personat duhet të jenë të paisur me testin negative për Covid-19 që duhet të jetë i bërë 72 orë para hyrjes.

Vetëm një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavija me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.

Advertisements

Këto pika kontrolli do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 pasdite.

Kamionët që transportojnë mallra mund të kalojnë nëpër 4 pika kufitare me Bullgarinë dhe përmes një kalimi kufitar me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, shoferët e tyre nuk duhet të kenë një test negativ PCR.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPacienti qe u hodh nga spitali, reagon menjëherë mjeku: Po kaloni çdo cak, ja thirrja urgjente e tij
Artikulli tjetërModerna kërkon miratimin e menjehere të vaksinës kundër Covid-19, rezulton 94.5% efektive