Gjermania futet në izolim! Ja çfarë pritet të ndodhë me vendet e tjera të Evropës

Gjermania, nga sot, futet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Advertisements

Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën për 12,097.

Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027.

Advertisements

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 vi ktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre.

Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj.

Belgjika, e cila po përjeton shpërt himin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot.

Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria.

Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 46 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë humbur jetën dhe mbi 31 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 230,000 vikt ima./REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCfare momenti! Vogëlushja 3-vjeçare nxirret e gjallë pas 65 orësh nga tërmeti në Turqi, momenti kur Elifi shpëtohet, humbi një vëlla nën rrënoja
Artikulli tjetërDj i pasur tro ndit martesën e Marina Vjollcës, Getoar Selimi në hall me fiksimin e muzikantit për Marinën