Një edukatore e Kopshtit 17 në kryeqytet ka ngritur shqetësimin se pas rezultimit me Covid të 6 punonjësve të këtij institucioni, instancat shtetërore përkatëse nuk janë interesuar për të kryer tamponimin e individëve të tjerë që ushtrojnë detyrën aty.
Advertisements
Në një intervistë për televizionin FaxNews, edukatorja shprehet se mungesa e stafit ka rritur punën për të dhe koleget e saj, duke bërë që ato të punojnë nën ankthin se ndoshta mund të jenë të infektuara dhe mund të rrezikojnë dhe fëmijët aty.
“Unë në fakt nuk e quaj denoncim, por e quaj informim. Kopshti funsionon me 4 grupe dhe frekuentohet nga 120 fëmijë. Pas rezultimit me koronavirus të drejtoreshës dhe 2 edukatoreve, numri i personave të infektuar ka shkuar gjithsej në gjashtë, ndërkohë që stafi vijon punën me numër të reduktuar dhe nuk i është kryer tamponi edhe pse ishin persona kontakti.
Advertisements
Aktualisht 6 veta mungojnë sot dhe askush nuk vjen të interesohet për ne. Unë kam komunikuar me disa prej tyre, ato kanë kryer tamponin, por përgjigjja nuk i ka dalë akoma, ndërkohë që kanë filluar kurimin për Covid. Unë prindërit e grupit tim i kam informuar. Mungon stafi dhe është rritur puna jonë. Është një stres i jashtëzakonshëm për këtë problem.
Pas dy ditësh kur mungonin 2 edukatore dhe drejtoresha erdhën dy edukatore të reja. Ato punojnë në çerdhe paradite dhe mund të përhapin virusin nëse nuk u bëhet tamponi. Si ka mundësi që nuk erdhi askush të interesohet për ne. U bën 8 ditë që drejtoresha nuk vjen. Në kopësht duhet të jetë edhe doktoresha edhe psikologu. Gjatë muajit shtator doktoresha nuk ka ardhur, ndërkohë që tani vjen një herë në javë”.- tha edukatorja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!