Sipas mediave të huaja, shtimi i rasteve të reja me Covid-19, spitalet janë sërish nën presion dhe kapaciteti i tyre është shumë i vogël në krahasim me pacientët e sëmurë
ITALI- Italia po përballet sërish me një gjendje kaotike për shkak të koronavirusit.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, shtimi i rasteve të reja me Covid-19, spitalet janë sërish nën presion dhe kapaciteti i tyre është shumë i vogël në krahasim me pacientët e sëmurë
Disa foto që janë publikuar nga mediat vendase po bëjnë xhiron e rrjetit. Në foto shihet radhë të gjata autoambulancash me pacientë Covid që presin të hyjnë në spital.
Advertisements
Aktualisht mediat raportojnë se situata është kritike në të gjithë Gadishullin.
Në Torino, një foto e publikuar portretizon kolonën e ambulancave me sirenat e fikura që kthehen rreth orës 10 të mbrëmjes në Corso Dante në fund të shërbimit të tyre, ndërsa në Foggia një linjë e gjatë e automjeteve të urgjencës po pret përpara spitalit. Italia është një nga vendet më të prekuara në Evropë, ku prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 51,306 njerëz dhe janë infektuar 1,455,022 të tjerë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!