Fotot/ Mbesa e Diellza Kolgecit fiton kurorën e “Miss Globe 2020”

Lorinda Kolgeci është ‘Miss Globe 2020’. Duke përfaqësuar Kosovën, Lorinda Kolgeci u kurorëzua “Miss Globe 2020”, që është mbajtur më 12 nëntor 2020 në Tiranë.

Advertisements

Ajo doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera. Lorinda është gjithashtu modele dhe aktore.

Ajo ka punuar me disa nga disenjatorët dhe fotografët më të mirë në Evropë dhe është shfaqur në serialin “O sa mirë”.

Advertisements

Udhëhequr nga Miss Albania 1995, Hygerta Sako, nata e kurorëzimit “Miss Globe 2020” u zhvillua në Parkun Olimpik në Tiranë, Shqipëri.

Ishte edicioni i 47- të i konkursit ndërkombëtar të bukurisëm që mbahet çdo vit nga Shoqata “Deliart”, me seli në Tiranë. Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996.

Madje, vetë Diellza ka treguar se ajo e ka përkrahur mbesën e saj në këtë rrugë.

“Mbesa ime, Lorinda Kolgeci, do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Globe 2020’, jam shumë e lumtur për Lorindën sepse e di që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë .P.S. normal unë besoj që edhe do të fitojë titullin e ‘Miss Globe 2020’ sepse për këtë arsye e kam propozu për të konkuruar prandaj dua fitore”, ka zbuluar Diellza Kolgeci.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidentohet avioni më i madh në botë, disa persona ne bord(Foto)
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e aktorit Valter Gjoni, Basha mesazh ngushëllimi: I la kryeqytetit trashëgimi të pashlyeshme