FOTO/ Me maskë oksigjeni, trajneri i Kukësit Skënder Gega shijon fitoren nga spitali në Stamboll

Prej gati një jave trajneri i Kukësit ndodhet në spital në Turqi për një terapi rikuperimi të mushkërive të cilat i janë dëmtuar nga prekja e virusit Sars-Cov2
TURQI – Kukësi ka arritur të marrë një tjetër fitore të rendësishme në këtë sezon dhe këtë gjë e e bën ditën e diel përball Vllaznisë së pathyeshme deri në këtë takim, të cilën e mundi me rezultatin 4-2.

Advertisements

E megjithatë në këto suksese nuk arrin të jetë përkrah skuadrës trajneri i tyre i pare Skënder Gega i cili vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital në Stamboll për shkak të Kovidit.

Nëpërmjet një fotoje nga të afërmit e tij, duket Skënder Gega i cili edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, me oksigjen, nëpërmjet celularit ndjek skuadrën e tij në pamundësi për të qenë pranë për momenti.

Advertisements

Gjithsesi ai është negativ në bazë rezultatit të tamponit të fundit, por po vazhdon një terapi për rikuperimin e mushkërive të cilat ishin të dëmtuara nga virusi. Por nëse një lajm i mirë është fitorja e Kukësit padyshim që një lajm i mire është edhe rikuperimi i shpejtë që po arrin trajneri Gega dhe që shumë shpejt do të arrijë të kthehet pranë skuadrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjendet një person i pla.gosur me ar.më zjarri tek “Ura Vajgurore”
Artikulli tjetërArdit Gjebrea i ulet në shtrat Jonida Maliqit: Pse vetëm ti?