Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ka shprehur mendimin e tij lidhur me krijimin e lëvizjes së re politike nga ish-numri dy i PD, Jozefina Topalli.
Advertisements
Berisha tha se këtë lëvizje të re e ka marrë vesh nga mediat dhe nuk kishte asnjë dijeni. I pyetur nëse lëvizja e Topallit e dëmton PD-në, Berisha theksoi se çdokush ka të drejtë të zgjedhë.
Pjesë nga biseda:
Advertisements
Gazetarja: A kishit dijeni për krijimin e lëvizjes së re politike të Jozefina Topallit?
Berisha: Nuk kam patur dijeni e kam marr vesh nga mediat. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjidhjen e tij. Jozefina Topalli në dijeninë time ka patur të drejtën e kandidimit i ëhstë ofruar, dhe siç kam parë nga mediat ajo ka refuzuar të kandidojë në forumet e PD, ajo ka bërë zgjedhjen e vet duke krijuar një lëvizje.
Gazetarja: A e dëmton kjo PD?
Berisha: Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhje. Çdo njeri ka të drejtën e zgjedhjes, pastaj se cilat janë pasojat e zgjedhjes është përgjegjës vetë ai që zgjedh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!