Festa e Pavarësisë, Sekretari Amerikan i Shtetit mesazh urimi per Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Advertisements

Në mesazhin e publikuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Pompeo shprehet se këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Advertisements

Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, shprehet Pompeo në mesazhin e tij të urimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak108 vite më parë/ Ismail Qemali ngre flamurin kuqezi në Vlorë dhe shpall Pavarësinë e Shqipërisë(Foto)
Artikulli tjetërReperi shqiptar bëhet baba për 28 Nëntor, i vendos djalit emrin patriotik(FOTO)