Fëmijët e Maradonës, plas sherri për trashëgiminë!

Trashëgimia e futbollit e Diego Armando Maradonës është e madhe, por ajo mund te kthehet në mollë sherri mes fëmijëve të tij.

Advertisements

Ekipi i trashëgimtarëve, në parim, përbëhet nga pesë fëmijë të njohur zyrtarisht Dalma, Giannina, Diego Jr., Dieguito Fernando dhe Jana, të cilave duhet t’u shtohen tre nipërit e mbesat. Nëntorin e vitit të kaluar, Maradona publikoi një video në Instagram në të cilën i nxirrte nga trashëgimia vajzat e tij Dalma dhe Giannina, qe kishin vënë në dyshim shëndetin e tij, dhe thoshte se do të jepte gjithçka për bamirësi.

Një iniciativë kjo që shkaktoi një krizë të vërtetë familjare, edhe për shkak se trashëgimia përbëhet nga pasuri dhe investime me vlerë të madhe, disa në Argjentinë e të tjera në pjesë të ndryshme të botës ku “El Pibe de Oro “ka punuar si trajner ose lojtar. Më pas Maradona u afrua me dy vajzat, por ndërkohë të gjithë pasardhësit e drejtpërdrejte mund të shfaqin pretendime per pasurine e tij, dhe flitet që “El Pibe” ka dhe 6 fëmijë të paligjshëm. Sipas portalit Goal, pasuria e kampionit argjentinas do të vlerësohej në” vetëm “njëqind mijë dollarë. Pavarësisht kontratave faraonike dhe fitimevetë mëdha, ai shpenzoi shumë e pati dhe probleme të mëdha me taksat e papaguara.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam në shtratin e vdekjes pasi humba mitrën dhe një fëmijë”/ Me batanije dhe maskë, pedagogia e infektuar zbardh SMS-të me Ramën, kryeministri i prerë: Telefono 0800 40 40
Artikulli tjetër“Djalli fshihet në detaje”/ Të dhënat ‘shqetësuese’ të vaksinës së kompanisë AstraZeneca