EULEX zbarkon me fuoristrada në shtëpinë e Thaçit dhe Veselit, nis bastisjen e tyre, banesat rrethohen nga efektivët

Eulex nuk ndalet! Një ditë pasi vuri në pranga katër politikanët e lartë të Kosovës, ka zbarkuar në banesat e dy prej tyre. Konkretisht, mjete të shumta të EULEX, fuoristrada, janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Advertisements

Policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-Presidentit, aty ku mendohet se do të kryejë kontrolle masive dhe do ta bastisë atë. Aty gjendet edhe Policia e Kosovës. Në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.

Zyrtarë të EULEX-it kanë filluar edhe bastisjen e banesës së ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit. Ata kanë shkuar sot edhe te zyrat e PDK-së në Prishtinë.

Advertisements

Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSh okon gazetari i njohur shqiptar, bën publike detajet për vde kjet misterioze të 8 shqiptarëve në Greqi
Artikulli tjetër“Probleme me temperaturën, frymëmarrjen”, Rudina Hajdari flet për përballjen me Covid