Edhe pse takimi mes Mevlan Shabës dhe Sindi Locit nisi mirë, situata e qetë nuk zgjati shumë.
Advertisements
Mevlani njihet për shakatë që bën sa herë jep një mendim, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Sindit, e cila e “akuzoi” si të pavëmendshëm.
Por, gjatë bisedës, duket se shakatë e konkurrentit kaluan edhe në tallje, siç u cilësuan edhe në studio nga opinionisti, Arjan Konomi, sepse ai bëri një deklaratë të fortë (me shaka), duke thënë se është i virgjër, ashtu si 22-vjeçarja me të cilën kishte dalë në takim.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Mevlan Shaba: A mendon që fakti që jemi të dy artistë mund të na përputhi?
Sindi Loci: Çfarë ke gjë tjetër të përbashkët ti me mua përveç kësaj që the?
Mevlan Shaba: Të ta tregoj?
Sindi Loci: Po!
Mevlan Shaba: S’e kam treguar asnjëherë në fakt këtë gjë… Edhe unë jam i virgjër!
Sindi Loci: Po ti qenke tamam për gjynah…
Mevlan Shaba: Po pra, tamam burrë për shtëpi.
Sindi Loci: Kjo pjesa jote që ti i merr të gjitha gjërat me shaka nuk më pëlqen.
Mevlan Shaba: Po thash të të provokoja një herë të shihja karakterin tënd.
Sindi Loci: Po ti e ke parë tashmë karakterin tim.
Mevlan Shaba: Po pra, që merrke flakë shpejt…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!