E turpshme dhe kri minale! Largimi i Lilës nga fusha e blertë, Basha merr me urgjencë në telefon futbollistin

Kreydemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar ngjarje të turpshme dhe k riminale largimin nga stadiumi të ish-lojarit të kombëtares, Andi Lila. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Lila është larguarvetëm për faktin se futbollisti është një nga kandidatët për deputetë të propozuar nga dega e Partisë Demokratike në Kavajë.

Advertisements

Basha shton më tej se e ka marrë në telefon Lilën dhe ka bërë thirrje që të ndalet diktatura.

“Kjo është e turpshme dhe kri minale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë! Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë,”- shkruan Basha.

Advertisements

Futbollisti Andi Lila u përzu nga fusha e blertë në Kavajë, dy ditë më parë. Gjithçka u transmetua në kamera pasi Lila, në momentin që efketivi i tha të largohet sepse ashtu ishte një muhabet ‘politik’, po jepte intervistë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk dorezohet, Trump ka një tjetër kërkesë
Artikulli tjetërE rëndë në Fier, i riu përdh*non të mi turën